2009-02-18 18:49:38

Liban: hiqet detyrimi për të treguar përkatësinë fetare në regjistrin e gjendjes civile


(16.2.2009 RV)Në Liban është hequr obligimi për të treguar përkatësinë fetare në regjistër të gjendjes civile. Vendimi është sanksionuar përmes një qarkore të ministrit të brendshëm, Ziad Baroud, botuar të enjten e kaluar. Akti i qeverisë së Bejrutit, përfaqëson një shenjë të rëndësishme qytetërimi nëse kemi para sysh se në Liban pushteti është i ndarë ndërmjet të krishterëve e myslimanëve dhe përmendja e përkatësisë fetare është kërkuar në pjesën dërmuese të formaliteteve administrative e në rrethe e ambiente pune. Edhe në zgjedhje, votimet janë të ndara sipas bindjeve fetare ndërsa divorci, martesa e trashëgimia rregullohen prej ligjeve fetare. Nga mbarimi i luftës civile që ka shkatërruar Libanin ndërmjet vitit 1975 e 1990, autoritetet e Vendit patën ndaluar (hequr) përmendjen e fesë në letrën e njoftimit, ngaqë gjatë konfliktit shumë qytetarë qenë vrarë për shkakun e fesë së tyre, pasi u patën treguar dokumentet ushtarëve.







All the contents on this site are copyrighted ©.