2009-02-18 18:48:39

Bisedë e shkurtër e Papës me kryetaren e Dhomës së Deputetëve të SHBA-ve


(18.02.2009 RV)Në përfundim të audiencës së përgjithshme, Papa pati një takim të shkurtër me kryetaren e Dhonës amerikane të Deputetëve, Nensi Pelozi. Benedikti XVI – referon në një komunikatë Salla e Shtypit e Selisë së Shenjtë – “përfitoi nga rasti për të vënë në dukje se ligji moral natyror dhe mësimet e vazhdueshme të Kishës mbi dinjitetin e jetës njerëzore, nga zënia deri në vdekjen e natyrshme, u imponojnë të gjithë katolikëve, e sidomos legjislatorëve, juristëve dhe përgjegjësve për të mirën e përbashkët të shoqërisë, të bashkëpunojnë me gratë e burrat vullnetmirë që të promovohet një rend juridik i drejtë, me synimin për të mbrojtur jetën e njeriut në çdo moment të saj”.








All the contents on this site are copyrighted ©.