2009-02-17 17:03:48

Në Kamboxhia nisi gjyqi ndaj Kaing Guek Eav, ish-kmer i kuq.


(17.2.20009 RV)RealAudioMP3 Në Kamboxhia nisi përpara një trupi gjykues ndërkombëtar procesi gjyqsor ndaj Kaing Guek Eav për genocid dhe krime kundër njerëzimit. Eav, i mbiquajtur “Daç”, ka drejtuar kampin e përqendrimit S-21, një nga kampet më të tmerrshme të regjimit të Kmerëve të kuq. Ky është gjyqi i parë ndaj përfaqësuesve të regjimit të Pol Potit, i cili i shkaktoi popullit kamboxhian 1 milionë e 700 mijë të vrarë në tortura e të vdekur nga uria. Ish-mësues matematike, Eav është bërë katolik. Ai është i vetmi nga pesë udhëheqësit e kmerëve të kuq,- të cilët gjenden në burg, - që ka deklaruar se i vjen keq për krimet e bëra. Më hollësisht në mikrofonin tonë flet Atë Alberto Kakaro, misionar prej vitesh në Kamboxhia:

Përgjigje: Njerëzit i kujtojnë shumë mirë atë çka ka ndodhur në ato vite. Ka ende shenja të dukshe të dhunës, sepse aktualisht shoqëria është ende shumë e copëzuar. Kamboxhiani i mesëm e ka të vështirë t’u besojnë institucioneve dhe e ka po aq të vështirë t’u besojë edhe fqinjëve, a thua se frika e atyre viteve është ende e pranishme.

Pyetje: Çfarë qëllimi mund të ketë sot një proces i këtij lloji në Kamboxhia?

Përgjigje: Organizimi i këtij procesi ka patur rëndësi për ta kujtuar historinë, për të kujtuar gjithçka ndodhi në ato vite. Ka shumë material që lidhet me atë epokë, një material madje shumë i saktë për ngjarjet. Është shumë e rëndësishme që të studjohet historia, për të reflektuar. Por është edhe një ngjarje që e ka vënë në dyshim identitetin kamboxhian. Vetë gjyqi, çfarëdo vendimi që të marrë, nuk do të realizojë pajtimin kombëtar. Sigurisht, viktimave apo atyre që e kanë paguar në kurriz të tyre këtë dhunë mund t’u japë një lloj kënaqësie.

Pyetje: Deri në ç’ shkallë ka vuajtur në atë kohë Kisha si pjesë e shoqërisë kamboxhiane që është? Po sot cili është roli i saj?

Përgjigje: Kisha është e impenjuar kryesisht me arsimin. Pra kemi të bëjmë me të rinjtë, me qindra, mijëra të rinj që kërkojnë të arsimohen. Tek arsimimi dhe edukimi hyn patjetër edhe mësimi i fesë. Prandej ngulim këmbë që çdo person ta kuptojë mirë se ç’vlerë ka jeta njerëzore, e vetja dhe e të tjerëve. Duhet të veprojmë në mënyrë që dhuna e së kaluarës të mos na vjedhë dinjitetin tonë dhe as të tashmen. Me një fjalë është një punë edukuese të cilën e ka marrë krejtësisht përsipër Kisha.







All the contents on this site are copyrighted ©.