(17.02.2009 RV)Kosova në festë për një vjetorin e pavarësisë. “Më 17 shkurt
2008 – tha presidenti Fatmir Sejdiu në mbledhjen përkujtimore të parlamentit, që u
mbajt sot në orën 11 – u mbyll një kapitull i gjatë i historisë sonë, që na ka kushtuar
shumë viktima të pafajshme e mijëra persona të zhdukur”. Por Sejdiu bëri edhe një
bilanc pozitiv të vitit të parë të pavarësisë. Simbolet, himni, miratimi i Kushtetutës,
krijimi i Forcave të Sigurisë e njohja e Kosovës nga 54 vende të botës janë ndër sukseset
e një shteti – gati protektorat i bashkësisë ndërkombëtare. Festimet filluan që
gjatë natës me kortezhe të gjata makinash me flamurë kosovarë, shqiptarë, amerikanë
dhe të vendeve miq. Fishekzjarrët, të cilët shpërthyen edhe sot, paralajmëruan që
dje gazin e harenë, që do të karakterizonte këtë 17 shkurt. Restorantet e rrugës “Nënë
Tereza” në Prishtinë u mbushën plot, në pritje të paradës së të rinjve me kostume
tradicionale, që u zhvillua sot në mesditë. Ndërsa ne po transmetojmë ka filluar një
koncert rok në sheshin kryesor, ndërsa në orën 18.00 është zhvilluar një koncert me
muzikë klasike në teatrin e kryeqytetit. Njëkohësisht me festimet në Kosovë,
në veri të vendit, në Zveçan,ku shumica e popullsisë është serbe, është zhvilluar
një mbledhje në praninë e ministrit për çështjet kosovare, Goran Bogdanoviç. Nga mbledhja
doli një rezolutë ku ripohohet se Kosova është pjesë e pandashme e Serbisë. Po t'i
kthehemi festimeve të 1 vjetorit të pavarësisë e të dëgjojmë Rabije Ibrajn nga
Prishtina.......