2009-02-16 16:45:51

Kosovarët përkujtojnë nesër përvjetorin e parë të Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës.


(16.2.2009 RV)Ditëlindja e parë e shtetit të Kosovës përkujton kurorëzimin, me të drejtë, të aspiratës historike të popullit të Kosovës për të jetuar në një shtet të lirë, demokratik e të mëvetësuar. Po tani kërkohet edhe ndërtimi konkret e i vërtetë i Shtetit dhe i demokracisë me angazhim, me përkushtim e qëndresë largmapëse duke iu përmbajtur udhës së drejtë, duke kultivuar vlerat e vërteta e duke mbrojtur e dashur jetën e çdo qytetari të Vendit. Përvjetori i parë kaloi në shenjë të një paqëndrueshmërie ekonomike. Sipas Bankës Botërore, afër 37% e popullsisë kosovare jeton nën pragun e varfërisë. Në realitet, Kosova, shteti më i ri në botë që u shpall i tillë në 17 shkurt të vitit të kaluar, ka arritur një sërë suksesesh në hartimin e ligjeve dhe krijimin e institucioneve përgjatë kësaj periudhe, por mbetet ende shumë për t'u bërë.
Sidoqoftë kremtimi i Një vjetorit të shpalljes së Pavarësisë është festë që kujton flijimet e angazhimet që janë bërë për arritjen e një Qëllimi historik, e në anën tjerë është një injeksion entuziazmi për të punuar edhe më shumë hov e dashuri në përmirësimin e jetës së qytetarëve e të Vendit. Urime, pra, të gjithë kosovarëve, festën e Pavarësisë.Po si pritet në Kosovë Përvjetori i Parë i Pavarësisë, nga Prishtina të ndjekim shërbimin e Rabie Ibrajt.RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.