2009-02-14 20:15:59

Patriku i ri i Moskës Kiril falendëron Papën për urimet me rastin e zgjedhjes në krye të Patrikanës Ortodokse të Rusisë


(15.2.2009 RV)Patriku i ri i Moskës Kiril i ka dërguar një letër Papës duke iu përgjigjur mesazhit që Benedikti XVI i pati drejtuar me rastin e zgjedhjes së tij në krye të Patrikanës Ortodokse të Rusisë, më 25 janarin e kaluar. Patriku Kiril e falënderon “përzemërsisht” Papën për “urimet e ngrohta që i ka dërguar e uron “një zhvillim të frytshëm” të marrëdhënieve ndërmjet Kishës katolike e Kishës ortodokse ruse. Në letrën dërguar Papës, Patriku rus pohon se “një ndër prioritetet e misionit të tij fetar është ripohimi i vlerave të Ungjillit të Krishtit në shoqërinë bashkëkohore” e prandaj tha se është “i bindur se për këtë qëllim duhet të ndihmoj dialogu e bashkëpunimi i të gjithë atyre që quhen e janë të krishterë”.







All the contents on this site are copyrighted ©.