2009-02-13 18:59:12

Sondazh për shkallën e besimit fetar nëpër botë: të parët egjiptianët, të fundit estonët.


(13.2.2009 RV)“Ç’peshë ka feja në jetën tënde?” Kësaj pyetjeje i janë përgjigjur në 143 shtete të botës njëmijë vetë për shtet. Në kuadrin e këtij sondazhi organizuar nga instituti amerikan “Galup” janë pyetur të krishterë, myslimanë, budistë si edhe besimtarë të feve tjera. Të gjithë iu është bërë pyetja nëse janë koherentë më me bindjet e tyre fetare, a i frekuentojnë vendet e kultit e a marrin pjesë nëpër kremtime. Në bazë të përgjigjeve doli se më të devotshmit janë egjiptianët, të pasuar nga banorët e Sri Lankës, Marokut, Senegalit etj. Ndër shtetet me me përqindje devotshmërie më të ulët janë vendet evropiane si Suedia, Danimarka dhe Norvegjia. Kurse në Itali vihet re një nivel besimi fetar shumë më i lartë nga mesatarja evropiane. Vendi më pak besimtar është Estonia, ish-republikë socialiste sovjetike.







All the contents on this site are copyrighted ©.