2009-02-13 18:59:54

Patriku i ri rus Kirill u takua në Moskë me ministrin kinez për çështjet fetare


(13.2.009 RV)Patriku i porsazgjedhur i Moskës dhe i të gjitha Rusive, Kirill, priti një delegacion qeveritar kinez kryesuar nga Je Ksiaoven, drejtor i administratës shtetërore për çështjet fetare. Temë kryesore e këtij takimi qe përmirësimi i marrëdhënieve ndërmjet Kishës ortodokse ruse dhe qeverisë kineze. Kisha ortodokse ruse ka probleme të mprehta në Kinë sepse nuk bën pjesë në besimet fetare të njohura nga shteti. Më konkretisht, bëhet fjalë për rindërtimin e kishës së Kalimit të Zojës në Amshim, por edhe për çështje të tjera siç është ajo e pamjaftueshmërisë së meshtarëve ortodoksë në Harbin, Urumki, Jining dhe Erguna.
Kisha orotodokse ruse ka mbërritur në Kinë para treqind vjetësh. Kryesisht besimtarët ishin emigrantë rusë. Edhe sot e kësaj dite shumica e tyre janë me prejardhje ruse.







All the contents on this site are copyrighted ©.