2009-02-13 16:30:48

Papa: muzika është një mënyrë jashtëzakonisht e madhe për të kumtuar Krishtin


(13.2.2009 RV)Muzika është në mënyrë jashtëzakonisht e madhe për të kumtuar Krishtin, sepse e bën të perceptueshëm misterin: kështu tha Benedikti XVI në mbarim të koncertit të zhvilluar mbrëmë në Sallën e Palit VI, me rastin e 80 vjetorin e themelimit të Shtetit të Qytetit të Vatikanit. Në program, një përzgjedhje nga vepra e Hendelit “Messiah”, ekzekutuar nga Orkestra e Radio Televizionit Irlandez e Kori i Katedrales së Dublinit.
Notat rrëmbyese e krenare të veprës “Messiah” të Hendelit tejkaluan kufijtë virtuale e fluturuan larg, duke arritur të gjithë dëgjuesit, të vëmendshëm e të heshtur, të mbledhur në Sallën Nervi në Vatikan. Atyre Papa u kujtoi se “pasuria e kontrapunktit muzikor e harmonia e këngës” e ndihmojnë njeriun të kundroj “misterin e thellë e të pakufishëm të fesë së krishterë”. E duket qartë se tingujt e notave dhe të këngës, kur gërshetohen me fenë, “pasurohet me një vlerë të lartë pedagogjike në fushën fetare”:
Muzika si art mund të jetë një mënyrë jashtëzakonisht e madhe për të kumtuar Krishtin, sepse e bëjnë të perceptueshëm misterin me një kuptim krejt të veçantë”.
Prandaj, Benedikti XVI kujtoi 80 vjetorin e themelimit të Shtetit të Vatikanit: “një përvjetor domethënës”, tha Papa e “një ngjarje historike” për të cilën meritë të veçantë ka Papa Piu XI:
Ai, duke njoftuar për nënshkrimin e Pakteve të Lateranit e sidomos për kushtetutën e Shtetit të Qytetit të Vatikanit, deshi të përdorte shprehjen e Shën Françeskut të Asizit. Tha se realiteti i ri sovran për Kishën ishte sikur për Varfanjakun e Asizit, “ai pak trup që mjaftonte për të mbajtur të bashkuar shpirtin” (krh Fjalimi i 11 shkurt 1929)”.
Nga këtu, lutja e Papës Racinger drejtuar Zotit që ta “drejtoi Kishën në mënyrë të qëndrueshme në mesin e ngjarjeve të historisë që jo gjithmonë janë të qeta” e ta ruaj këtë Shtet të vogël:
T’i kërkojmë Zotit para së gjithash ta ndihmojë me fuqinë e Shpirtit të vet Pasardhësin e Pjetrit, në mënyrë që të mund të zhvillojë me besnikëri e efikasitet misionin e tij si themel i bashkimit të Kishës Katolike, që në Vatikan e ka qendrën e vet të dukshme e që përhapet deri në skajet e botës”.
Në hapje të koncertit, Atin e Shenjtë e të pranishmit i përshëndeti kardinali Gjovani Lajolo, president i Komisionit Papnor për Shtetin e Qytetit të Vatikanit. Vepra e Hendelit “Messiah” – tha kardinali – është një monument i madh kulturor e shpirtëror” e muzika e tij është “meditim, lutje e lavd Zotit”.







All the contents on this site are copyrighted ©.