2009-02-13 18:58:55

Fondacioni Gjon Pali II për Sahel-in: një angazhim konkret për zhvillimin e 9 Vendeve afrikane


(13.2.2009 RV)Vazhdon në Burkina Faso, mbledhja e Këshillit të Administratës së Fondacionit Gjon Pali II për Sahel-it, në 25 vjetorin e themelimit. Një njoftim i Këshillit Papnor ‘Cor Unum’, publikuar sot, bën bilancin e aktivitetit të organizmit të cilin e deshi Papa Wojtila për zhvillimin e 9 Vendeve të Sahelit. Vetëm në vitin 2008, nč 9 vendet saheliane, Fondacioni Gjon Pali II për Sahel-in ka financuar 208 projekte, me një vlerë që kapërcen shumën prej dy milionë dollarësh. Është fjala për një nismë shembullore – pohon njoftimi i Cor Unum – që e ndryshon jetën rrënjësisht jetën e njerëzve në fshatra të tëra, duke angazhuar e përfshirë në punë bashkësinë lokale e duke punuar në bashkëpunim me besimtarë të feve tjera. Për shembull, në Mali, Senegal e Vende tjera janë realizuar projekte si shkolla e ambulatorë me pjesëmarrjen e të gjitha kategorive shoqërore pa përjashtim të ngjyrës së lëkurës apo racës apo fesë.







All the contents on this site are copyrighted ©.