2009-02-13 16:32:05

75 ipeshkvij shtegtojnë tek varri i Shën Palit në Romë


(13.02.2009 RV)75 ipeshkvij nga 40 vende të ndryshme te botës, të cilëve u printe kardinali Miloslav Vlk, kryeipeshkëv i Pragës, shtegtuan dje në Bazilikën Papnore të Shën Palit jashtë mureve në shenjë devocioni për Apostullin e Krishtit. Shtegtimi, bërë në kuadrin e kremtimeve të Vitit kushtuar Shën Palit përkoi edhe me takimin e Lëvizjes së Vatrorëve me temën “Krishti në qendër të shoqërisë”. Shtegtarët i priti kardinali Andrea Kordero Lanca di Montexemolo, i cili u shpjegoi miqve synimet e vitit kushtuar Apostullit të Popujve,- siç njihet ndryshe Shën Pali,- si edhe historinë e kësaj bazilike. Më pas ipeshkvijtë shtegtarë dhe kardinali Andrea Kordero Lanca di Montexemolo u lutën së bashku duke medituar pikërisht mbi dy pjesë të Letrave të Shën Palit drejtuar Korintasve.







All the contents on this site are copyrighted ©.