Kardinali Bertone: Papa Piu XII ka shpëtuar hebrenj duke i fshehur në Vatikan
(12.02.2009 RV)E për marrëdhëniet e katolikëve me hebrenjtë foli sot edhe Sekretari
i Shtetit të Vatikanit, kardinali Tarçizio Bertone, në konferencën e organizuar me
rastin e 80-vjetorit të Shtetit të Vatikanit. Konferenca titullohej “Një territor
i vogël, për një mision të madh”. Kardinal Bertone kujtoi se pikërisht nga Vatikani,
Papa Piu XII mundi të kryejë një vepër të madhe bamirësie, duke ndihmuar materialisht
popullsitë në vështirësi e duke bërë të mundur kontaktet ndërmjet atyre, që Lufta
II Botërore i kishte ndarë. Por sidomos, theksoi prelati, Shteti papnor u bë strehë
për shumë hebrenj të Romës. Prania e Vatikanit bëri që Roma të shpëtonte nga bombardimet.
Popullsia e kuptoi këtë fare mirë, aq sa në qershor 1944 e shpalli Papën Piu XII “defensor
civitatis”.