2009-02-11 18:29:19

Telegram i Papës për viktimat në Australi


(11.02.2009 RV)Papa Benedikti XVI i ka dërguar një telegram ngushëllimi guvernatores së përgjithshme të Australisë, Kuentin Brajs, për viktimat e shkaktuar nga flakët, që kanë përfshirë Shtetin e Viktorias. Në mesazh, Ati i Shenjtë siguron afërsinë e tij për personat e goditura nga kjo fatkeqësi dhe i lutet Zotit për viktimat. Gjithashtu, Benedikti XVI lavdëron të gjithë ata që po ndihmojnë për kapërcimin e situatës së emergjencës të krijuar nga piromanët.
Ndërkaq, bilanci i viktimave ka arritur në 181 vetë e 50 të tjerë akoma nuk janë gjetur. 25 zjarre janë jashtë kontrollit në zonat rurale të juglindjes. Ky ferr, që nisi të shtunën e kaluar, ka bërë hi mëse 30 mijë hektarë tokë. 7 mijë vetë janë regjistruar në listat e Kryqit të Kuq për ndihma e strehim. Temperaturat vazhdojnë të kalojnë 40 gradët.








All the contents on this site are copyrighted ©.