2009-02-11 11:40:33

Sot kisha kremton festën e Virgjërës Mari të Lurdës.


(11.2.2009. RV)RealAudioMP3 Kjo festë bazohet në 18 shfaqjet (vizionet), të cilat i pati 14-vjeçarja Bernadette Soubirous në hapësirën e kohës prej 11 shkurt deri më 18 korrik të vitit 1858. Ajo kishte parë në një shpellë shkrepi pranë qytezës Lourdes, në jugun e Francës. Ajo kishte parë një “grua të zënë pa mëkat”, e cila, sipas Bernardette kishte pasur tesha të bardha, lule të verdha tek të të dyja këmbet, ashtu siç ishte edhe rruzarja e saj. Sipas Bernardettes, Zoja e Lurdit kërkonte t’i ndërtohej një kishëz, të bëheshin procesione, pendime dhe lutje për kthimin e mëkatarëve. Për një kohë të shkurtër, Lourdi u bë njëri ndër vendet më të mëdha të shtegëtimit (çdo vit shko mblidhen atje më se rreth 2 milion shtegtarë dhe vizitorë) ku ndodhin mrekulli të ndryshme.

Papa Piu X (1903 –1914) më 13 dhjetor të 1907, e zgjeroi këtë festë për tërë Kishën, e cila në fillim vlente vetëm për Kishën vendore, si përkujtim në shfaqjen e parë nënës së Zotit në Lourd. Thirrej edhe Festa e Shfaqjes së Zojës së Papërlyer, Dita e Gruas sonë të dashur nga Lourdi. Reforma e re e vitit 1969 e mori për festë të tërë Kishës si festë të paurdhëruar.

Dëftimet apo shfqaje private nuk i përkasin detyrimisht përmbajtjes së fesë apo të besimit, por përkundrazi “ato në Kishë lënë përshtypjen e e dhuntisë së mëtutjeshme dhe të karizmave. Këto dhunti dhe karizma, në Kishë, në situata të caktuara ndërmjetësojnë frymëzime të vendosura, impulse dhe ndihmë për njëmendësimet në kohën e duhur të zbulesave të pashterrshme dhe kohë pas kohë edhe të pambërrishme të Krishtit” (Leo Scheffczyk).
Kjo festë nuk ka përmbajtje historike, por Maria vetë është përmbajtja e kësaj feste.


Mari, Nënë e Papërlyer e Lourdit,
Ti nëpër thjeshtësinë e Bernardettes
na thirre të bëjmë pendesë
dhe të lutemi për mëkatarë,
bëj që të heqim dorë nga krenaria,
e cila është kryeshkaku i të gjitha mëkateve.
Ti, duke iu zbuluar rishtas botës sonë,
dëshiron t’u afrohemi sa më shumë
të vërtetave të Birir tënd
dhe t’i njëmendësojmë ato në jetë.
Prandaj, nxjerri hire të qenurit tonë,
që të bëhemi sa më tepër
dashamirë të Birit tënd. Amen







All the contents on this site are copyrighted ©.