2009-02-10 17:38:34

Këshilli i Evropës verifikon ligjin mbi hapjen e dosjeve në Shqipëri


(10.02.2009 RV)Sot paradite në Tiranë mbërritën deputeti finlandez Jako Lakso dhe deputeti anglez David Uilshër dërguar nga Këshilli i Evropës për të shqyrtuar nga afër ligjin e hapjeve të dosjeve – ligj që është kritikuar nga Këshilli Evropian. Ky ligj parashikon largimi nga administrata publike i atyre që nga hapja e dosjeve do të dalin si bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit dhe që kanë marrë pjesë në organet represive komuniste. Sot paradite dy deputetët u takuan me kryetaren e Kuvendit Popullor të Shqipërisë, Jozefina Topallim, e cila u paraqiti atyre rrethanat dhe shkaqet që kanë çuar në hapjen e dosjeve, pa harruar edhe t’i informojë politikanët evropianë mbi zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
“Pavarësisht krimeve të rënda të komunizmit në Shqipëri, ligji i miratuar nuk është veçse një variant tepër i butë i ligjeve që janë në fuqi në ish-vendet komuniste e që sot janë anëtare të BE-ian. Ky ligj është një hap i domosdoshëm për t’u ndarë njëherë e mirë nga e kaluara” - u shpjegoi deputetëve evropianë kryetarja e parlamentit shqiptar Jozefina Topalli.







All the contents on this site are copyrighted ©.