2009-02-09 17:08:51

Telefonatë për Shoah ndërmjet Papës dhe kancelares gjermane


(09.02.2009 RV)Papa Benedikti XVI dhe kancelarja gjermane Angela Merkel sqaruan përfundimisht me një telefonatë, qëndrimin e Atit të Shenjtë ndaj shfarosjes së hebrenjve gjatë nazizmit. “Një bisedë e përzemërt dhe konstruktive, shënuar nga paralajmërimi i përbashkët, gjithnjë i vlefshëm, i Shoah për njerëzimin”. Kështu komentuan në një komunikatë, drejtori i Sallës së Shtypit të Vatikanit, atë Federiko Lombardi dhe zëdhënësi i qeverisë federale të Gjermanisë, Vilhelm. Biseda telefonike u kërkua nga vetë kancelarja Merkel, pas debatit në shtyp për qëndrimin relativist ndaj Holokaustit të ipeshkvit lëfevrian, Uiljamson, të cilit iu hoq shkishërimi nga Papa sëbashku me tre të tjerë.








All the contents on this site are copyrighted ©.