2009-02-09 17:42:20

Obama forcon Zyrën e bashkëpunimit me shoqatat fetare


(09.02.2009 RV)Presidenti i SHBA-ve, Barak Obama deklaroi të hapur Zyrën e punëve të fesë e të ngjashme me të, e cila ekzistonte edhe gjatë presidencës së Xhorxh Bushit, por tani zgjeron fushën e kompetencave. Nëse fillimisht, kjo zyrë merrej vetëm me financimin e programeve shoqërore, tani do të punojë edhe për zbatimin e politikave në mbrojtje të jetës familjare e për zvogëlimin e numrit të aborteve. Me rastin e National Prayer Breakfast, Obama sqaroi se objektivi i nismës: “Nuk është favorizimi i një grupi fetar në krahasim me tjetrin, apo të një grupi fetar në krahasim me një jo fetar. Objektivi është vetëm të punojmë në emër të atyre organizatave që nga ana e tyre, veprojnë me bashkësitë tona”. Presidenti krijoi një këshill konsultativ me 25 anëtarë, ndër të cilët disa personalitete evangjeliste dhe përfaqësues të organizatave laike pa qëllim fitimi. Në krye të organizmit, një i ri pentekostal 26 vjeçar, i cili që në fushatën elektorale merrej me çështjet fetare.







All the contents on this site are copyrighted ©.