2009-02-09 17:42:34

Manastir në rrezik në Turqi: tokat u jepen fshatrave përreth


(09.02.2009 RV)Një manastir në rrezik në Turqi. Toka ku ngrihet është ndarë ndërmjet fshatrave përreth, megjithëse murgjërit e Kishës ortodokso-siriane janë aty që prej 1600 vjetësh. Akoma pritet vendimi i gjyqit më 11 shkurt.
Gjithçka nisi në janar, kur qeveria turke dha urdhër të ripërcaktohen kufijtë ndërmjet administratave të ndryshme komunale, për të azhornuar regjistrat kombëtarë. Duket se në këtë punë, tokat që i përkisnin manastirit shekullor Mor Gabriel janë ndarë mes fshatrave të zonës. E bashkësia ortodokso-siriane, që jeton aty, rrezikon të shpërngulet nga banesa mijëvjeçare.
Në Mor Gabriel jetojnë me një stil spartan, 35 murgjër. Manastiri është restauruar kohët e fundit me fonde të Bashkimit Evropian, të qeverisë së Damaskut dhe të afaristëve sirianë. Çdo vit vizitohet nga mëse 100 mijë besimtarë, sidomos nga diaspora siriane në Gjermani e Zvicër. Në gusht të vitit të kaluar, tri kryetarë komune të zonës i akuzuan murgjërit për veprimtari antiturke, duke thënë se po përpiqeshin të kthenin në krishterim fshehtasi disa djem të zonës. Banorë të një fshati afër manastirit i akuzojnë se zotërojnë toka që mund të shërbejnë si livadhe për grigjën. Fati i Mor Gabrielit do të vendoset me gjyq më 11 shkurt.







All the contents on this site are copyrighted ©.