2009-02-07 14:02:54

Rifillon botimi i revistës “Ecclesiæ”.


Rifillon botimi i revistës “Ecclesiæ”, e përdymuajshme ndërkombëtare, që i drejtohet botës së artit, arkitekturës e komunikimit. Revista iu paraqit shtypit botëror pak ditë më parë, në kornizën e shkëlqyer të Pallatit Torlonia, në Romë. Trashëgimtare e “Ecclesiæ”, botuar në vitet ‘90, kushtuar kryesisht artit kishtar, revista do të dalë në gjuhën italiane e angleze e do të shpërndahet në kryeqytetet e botës.
Kështu mund të themi simbolikisht se ‘Ecclesiæ’ u pagëzua për të dytën herë. Revista do të përmbledhë e do të zgjërojë më tej, trashëgiminë e botimit të mëparshëm, kushtuar artit kishtar. Drejtoresha editoriale, Karolina Drago, shpjegon:
Arti kishtar përfaqëson trashëgiminë tonë të madhe artistike e prandaj mund të themi se në të ruhet gjithë e kaluara jonë. Por ne do të pasqyrojmë edhe kohët e reja, artin bashkëkohor, fotografinë, kinemanë, komunikimin e arkitekturën, dmth sfidën e re të kohëve në të cilat jetojmë”.
E ndërmjet sfidave të revistës, është ajo e hyrjes në rrjetin e ndërlikuar të komunikimit, ku arti i kapërcen kufijtë e reales. Përsëri Karolina Drago:
“Eclesiæ” është emër përmbledhës, mbledhje e njerëzve që diskutojnë për artin në të katër anët e botës, për efektin e quajtur ‘i fluturës’. Është fjala për gjithë ç’ndodh në botën e globalizuar ; për atë që ndodh në Tokio ose në Pekin e pastaj bëhet objekt i reflektimit edhe në Romë. Prandaj mund të themi se diskutimi për artin është bërë vërtetë global e, natyrisht, këtë nuk mund të mos e kemi parasysh”.
Në numrin e parë, me 110 faqe, propozohet një shtegtim i jashtëzakonshëm në botën e formave, të akitekkturës e të jetës së përditshme, treguar me figura e me fjalë. Por ‘Ecclesiæ’ hyn edhe në Kishën e Fytyrës së Shenjtë të Torinos, ku piksel-ët e epokës dixhitale vizatojnë Fytyrën e Krishtit të vendosur mbi elter, me vijat kryesore gjeometrike.
Një mozaik i vërtetë ngjyrash, historish e ballafaqimesh hapet para syve të lexuesit që, në epokën e internetit, vijon t’i besojë akoma ngrohtësisë së dijes që buron nga karta.







All the contents on this site are copyrighted ©.