2009-02-05 18:37:17

Mjekëve italianë u njihet mundësia të denoncojnë emigrantët klandestinë.


(05.02.2009 RV)Mjekët italianë do të kenë mundësinë t’i denoncojnë emigrantët e parregullt pranë autoriteteve përkatëse. Dje senati italian miratoi ndryshimet paraqitur nga partia Lega Lombarde për ligjin mbi klandestinët. U fshi kështu norma ligjore, që ka qenë në fuqi deri më tash, sipas së cilës mjeku nuk duhej ta denonconte të huajin që u drejtohej qendrave spitalore për ndihmë shëndetësore.

Menjëherë ka reaguar opozita italiane, e cila e quajti këtë ligj si diçka “që e detyron mjekun të bëhet spiun” e që i shtrëngon emigrantët klandestinë të mos mjekohen nga frika se mund t’i kallëzojnë në polici. Bëhet fjalë këtu për dhunimin e të drejtave më themelore të njeriut, siç është ajo e shëndetit, që është shumë më e rëndësishme se e drejta e shtetësisë.







All the contents on this site are copyrighted ©.