2009-02-04 16:06:51

Përkujtohet atë Shtjefën Pistulli. Famullitar i ri i Dajçit të Bregut të Bunës është don Marjan Gega


(04.02.2009 RV)Kryedioqeza metropolite e Shkodrës kujtoi dje, më 3 shkurt, atë Shtjefën Pistullin në 1-vjetorin e vdekjes. Atë Pistulli ka shërbyer për 15 vjet në shenjtëroren e Shna Ndout në Laç e përkujtimi i tij u bë pikërisht në këtë vend, të mbushur plot me besimtarë që e njihnin dhe me miq e dashamirë. Njëkohësisht, Dajçi i Bregut të Bunës i dha lamtumirën famullitarit të vet të deritanishëm, don Gjergj Simoni, i cili ka mbushur moshën e pensionit, dhe i uroi punë të mbarë famullitarit të ri, don Marjan Gega. Të dy, në mënyrën e vet, janë bij të persekutimit komunist. Të dëgjojmë informacionin e Jolanda Babës RealAudioMP3








All the contents on this site are copyrighted ©.