2009-02-03 18:27:38

Nesër kardinali Bertone do të shkojë në Spanjë.


(03.02.2009 RV)Nesër kardinali Tarçizio Bertone, sekretar i Shtetit të Vatikanit, fillon një vizitë dyditore në Spanjë, me ftesën e Konferencës ipeshkvnore spanjolle. Ditën e parë do të takohet ne ministrin e punëve të jashtme, Miguel Angel Moratinos e më pas, me zevendës-kryeministren, Maria Tereza de la Vega dhe me kryeministrin Hosé Luis Rodrigueth Zapatero. Nga fundi i paradites parashikohet një takim me Mbretin Huan Karlos I, pasuar nga një mëngjes pune, në të cilin do të marrin pjesë edhe princi trashëgimtar Felipe, kryeministri dhe ministri i punëve të jashtme. Pasdite kardinali do të bisedojë me liderin e opozitës, Mariano Rahoi.
Të enjten, më 5 shkurt, në orën 12. 00, sekretari i Shtetit të Vatikanit do të mbajë një konferencë mbi ‘Të drejtat e njeriut në magjisterin e Benediktit XVI’, në 60-vjetorin e “Deklaratës Universale”, pranë selisë së Konferencës ipeshkvnore spanjolle. Më pas do të shkojë në nunciaturën apostolike, ku do të marrë pjesë në një darkë të shtruar për nder të tij nga nunci apostolik, imzot Monteiro de Castro.







All the contents on this site are copyrighted ©.