2009-02-01 13:21:20

Roaco në ndihmë të Indisë dhe Ukrainës.


(01.02.2009 RV)U hap të martën e kaluar e përfundoi dje Asambleja e Roaco, Bashkimit të Veprave të ndihmës për Kishat lindore. Ndërmjet temave, që u diskutuan sivjet, ishin ajo e situatës në bashkësitë e krishtera të Indisë dhe e nevojave në ato të Ukrainës.
Për Kishat malabareze e malankareze të Indisë u theksua se janë në lulëzim të vazhdueshëm, me një rritje të ndjeshme të numrit të besimtarëve. E në përkim me rritjen numerike, është edhe ajo e nismave të bamirësisë për gjithë popullin indian. Kanë, prandaj , nevojë për ta ndjerë pranë dorën e Kishës universale.
E po kjo nevojë ndjehet edhe në Kishën greko-katolike të Ukrainës, e cila 20 vjet më parë doli nga periudha e errët e persekutimit të regjimit komunist sovjetik, pa meshtarë, pa struktura edukimi, pa qendra fetaro-kulturore. E pikërisht për këto u fol gjatë kësaj jave në takimin Roaco-së, që vijon prej vitesh të ndihmojë atje ku ka më shumë nevojë, për t’i çuar gjymtyrëve më të ligshta forcën e vëllazërinë e Kishës katolike universale.







All the contents on this site are copyrighted ©.