2009-01-30 17:12:55

Benedikti XVI Kishave lindore ortodokse: në një botë plot plagë nga përçarjet, është urgjente të punohet për bashkimin e të krishterëve.


(30.01.2009 RV)RealAudioMP3 “Bashkimi i të krishterëve është edhe më i ngutshëm sot, në një botë plot me përçarje e konflikte”. Kështu u shpreh Benedikti XVI në audiencën me pjesëmarrësit në takimin e Komisionit të përzjerë ndërkombëtar për Dialogun teologjik ndërmjet Kishës katolike e Kishave lindore ortodokse. Është fjala për një grup prej shtatë Kishash lokale, të cilat u ndanë nga Kisha katolike në vitin 451, sepse nuk deshën t’i pranonin disa nga vendimet e Koncilit të Kalçedonisë. Në fjalimin e tij, Papa ripohoi edhe se është shumë e nevojshme të hidhen farët e shpresës në Lindjen e Mesme: 
The world needs a visible sign…
“Bota ka nevojë për një shenjë të dukshme të misterit të bashkimit” – nënvizoi Benedikti XVI - i cili në vijim vlerësoi impenjimin e Kishave lindore ortodokse në favor të dialogut me Kishën katolike. Një dialog – theksoi – shumë i nevojshëm për t’i shëruar plagët e hapura nga përçarjet e së kaluarës dhe për të fuqizuar bashkimin, që të krishterët duhet ta dëshmojnë përballë sfidave të mëdha të kohës. E më pas pohoi me forcë se të gjithë besimtarët e kanë për detyrë të punojnë për t’i dëshmuar mbarë botës përmasën bashkuese të Kishë”:
We need only cast our minds to the Middle East…
“Mjafton të mendosh për Lindjen e Mesme, nga e cila vijnë shumë prej jush – vërejti Benedikti XVI – që të shikojmë sa urgjente është nevoja për të hedhur farët e vërteta të shpresës, në një botë të plagosur rëndë nga tragjedia e përçarjeve, e konflikteve dhe e vuajtjes së pafundme njerëzore. Më pas Shenjtëria e Tij e quajti shenjë shprese e inkurajimi faktin se dialogu ndërmjet Kishës katolike e Kishave lindore ortodokse vijoi në vite, duke bërë hapa të rëndësishme përpara, sidomos kohët e fundit, me studimin e Kishës si bashkim”:
The Week of Prayer for Christian Unity…
“Java e lutjes për bashkimin e të krishterëve – vijoi Papa - përfundoi vetëm pak ditë më parë me një kremtim në Bazilikën e Apostullit të madh të Popujve. Pikërisht Shën Pali – nënvizoi – qe mbrojtësi e teologu i parë i bashkimit të Kishës. Përpjekjet dhe impenjimi i tij u frymëzuan nga dëshira e përhershme për ta ruajtur bashkimin e dukshëm e të njëmendtë të dishepujve të Zotit”.









All the contents on this site are copyrighted ©.