2009-01-29 19:07:08

Përvoja e Seminarit ndërdioqezan të Shkodrës për përgatitjen e meshtarëve të rinj.


(30.01.2009 RV)Kohët e fundit në Romë u organizua një tryezë e rrumbullakët, gjatë së cilës u shkëmbye përvoja e punës baritore në familje e në gjirin e të rinjve, lidhur me thirrjet e reja për rrugën e meshtarisë. Tema ishte një frazë e shkëputur nga Letra e Shën Palit drejtuar mikut të tij, Timoteut: “E di kujt i kam besuar’. Zgjedhja e rrugës së meshtarisë, ndërmjet frikës e besimit” . Është fjala për besimin që duhet të ketë i riu në thirrjen e Zotit, e cila i hap një rrugë sa të vështirë, aq edhe të bukur, në shërbim të shëlbimit të shpirtrave.
Në këtë takim ishin të pranishëm përfaqësues të familjeve, të të rinjve e të seminaristëve, ardhur nga seminare të ndryshme të botës, ndërmjet të cilëve, edhe dy diakonë, që përgatiten në seminarin ndërdioqezan të Shkodrës “Zoja e Këshillit të Mirë”.
Kujtojmë se Seminari Papnor i Kishës katolike në Shkodër, u hap për herë të parë më 2 gusht 1859, për t’u mbyllur pastaj njëherësh me Kishat e vendet e tjera të kultit, më 1967. U hap përsëri më 1990 e u përurua më 17 tetor 1990. Po flasim sot me dy diakonët. Quhen Gabriel Grabanica e Simon Filipaj:RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.