2009-01-29 19:09:27

Presidenti i Bankës Qendrore Evropiane lajmëron në Forumin e Davosit se mund të ketë zbritje të mëtejshme të interesave bankare.


(29.01.2009 RV)Përsëri kriza ekonomike ndërkombëtare në qendër të përpjekjeve për përmirësimin e situatës botërore. Presidenti i Bankës Qendrore Evropiane lajmëroi në Forumin e Davosit në Zvicër se mund të ketë zbritje të mëtejshme të interesave bankare që aktualisht janë në 2 përqind. Nga ana tjetër Organizata botërore e punës dha alarmin për humbjen e 50 milionë vendeve të punës dhe për varfërimin e mëtejshëm të popullsive. Po ashtu edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar thotë se nuk do të ketë rritje ekonomike deri në 2010. Mbi të dhënat e këtyre organizmave ndërkombëtare të dëgjojmë Alberto Kuadro Kurcio, ekonomist pranë Universitetit katolik të Milanos:


Përgjigje: Padyshim që kriza ka përfshirë gjithë globin dhe të dhënat e Organizatës Ndërkombëtare të Punës janë alarmuese. Natyrisht, nuk mjafton të vihet në dukje gjendja. Do të duhej që të gjendeshin edhe mjetet për të përmirësuar situatën, gjë që organizmat ndërkombëtare nuk e bëjnë gjithmonë.

Pyetje: Po ja, organizmat ndërkombëtare - të themi atë që është, - i kanë kritikuar masat e marra për daljen nga kriza të disa qeverive të veçanta: i quajnë si të pamjaftueshme. A me të vërtetë qeverive u mungojnë mjetet për t’i bërë ballë krizës?

Përgjigje: Mendoj se tani për tani është e vështirë të parashikohen veprime më të fuqishme, edhe pse secili ka ato detyrimet e veta. Sidoqoftë, mendoj se veprimet do të ishin shumë më frytdhënëse sikur të bashkërendoheshin.







All the contents on this site are copyrighted ©.