2009-01-28 17:49:17

Shën Toma i Akvinit “Pange lingua”.


(28.01.2009 RV)1 Korpit t’Krishtit të lumnueshem
thueja , gjuhë, lavdet me nderë,
Si dhe gjakut të paçmueshem,
Qi n’perdlim t’ktij sheklli t’mjerë
- Fryti i barkut të shêjtnueshem -
Rregji i nierzve derdhi ‘i herë.
2 Lé per né edhe dergue
Prej nji Virgjine s’kullueme,
Si n’ket shekull pat jetue
Edhe msimet dha t’amshueme,
Shtekun jetës i a ka mbarue
Në një mnyrë krejt t’mrekullueme.
3 N’t’mbramen darkë t’asajë natës s’ndershme
Ulë me vllazen m’tryezë me ngranun,
Tuj i u shtrue krejt ligjes s’hershme,
Qi per hae dikúr kje dhanun,
Dymbdhetë vllazensh çetës së vlershme
Ushqim vehten desht me u dhanun.
4 Fjala mish në mish të gjallë
Me fjalë t’vet buken e shndrron
N’gjak t’vet venen shndrron per mallë,
E se shisja s’e kupton,
N’ zemer besen per m’ia njallë
T’mirit feja e bardhë mjafton.
5 Sakramend, prá, kaq t’madhnuem
Le t’a adhrojmë me ftyrë per dhé,
Edhe dokja e motit të shkuem
T’i a lëshojë rendin sjelles së ré:
N’shka s’ mbrrinë mendja me kuptuem,
Ndihmë t’na bâhet shêjtja Fé.
6 Ati e Biri sod e p’rhera
Bekue kjoshin n’brohorí,
Lavdi u kjoftë edhè u kjoftë ndera
Të tanë jetë e t’tanë fuqí;
Shpirtit, rrjedhë dý vehtjesh tjera,
M’nja i kjoftë lavdi me lumní. Ashtu kjoftë!



Përkthyer shqip nga Atë Gjergj Fishta OFM.







All the contents on this site are copyrighted ©.