2009-01-27 16:05:59

Mosmarrëveshjet e brendshme të NATO-s rrezikojnë misionin ndërkombëtar në Afganistan.


(27.01.2009 RV)Lajmi u dha nga raporti i përvitshëm “Military balance”, që hartohet nga Instituti Ndërkombëtar për Studimet Strategjike (IISS). Analistët, nënvizojnë në këtë raport se talebanët i kanë shtuar atentatet e tyre me kamikaze dhe se kohët e fundit edhe zona të tjera të Afganistanit kanë kaluar nën ndikimin e talebanëve. Ajo çka e vështirëson misionin, thuhet në raport, është mungesa e mirëkuptimit ndërmjet aleatëve që nuk bien dakord për qëllimin kryesor të vetë misionit.







All the contents on this site are copyrighted ©.