2009-01-27 16:06:32

Mali i Zi drejt zgjedhjeve të parakohshme


(27.01.2009 RV)Zgjedhjet e parakohshme në Mal të Zi do të mbahen me 29 marsin e ardhshëm. Lajmi u bë i ditur sot nga kryetari i parlamentit malazias Filip Vujanoviq. Shpërndarja e parlamentit është përshpejtuar në mënyrë që qeveria e ardhshme, - e cila do të ketë si detyrë kryesore anëtarësimin e këtij vendi në BE, - të ketë në dispozicion katër vjet të plota për të punuar në paqë. Nga ana tjetër opozita e kritikoi qeverinë e tashme se po përpiqet që të shmangë uljen e popullaritetit të saj si pasojë e krizës ekonomike ndërkombëtare.







All the contents on this site are copyrighted ©.