2009-01-27 13:12:42

Dita e Kujtimit: në Aushvic u shfarosën mëse 1 milion e gjysëm persona


(27.01.2009 RV)Kremtohet sot Dita e Kujtimit, 64-vjetori i çlirimit të kampit nazist të shfarosjes në Aushvic, i cili shënoi përfundimin e masakrës së regjimit hitlerian kundër hebrenjve. Iniciativa të shumta janë zhvilluar në të gjithë botën, për të mos harruar atë që ndodhi, në mënyrë që të mos përsëritet më.
Aushvici ndërtohet në vitin 1940 në një fshat të vogël të Polonisë që sot është pjesë e qytetit të Bremës. Themelohet me urdhërin e Hainrih Himlerit dhe komandohet nga Rudolf Hos. Që më 14 qershorin e atij viti, dërgohen në barakat e tij 728 të burgosur polakë. Më pas fillon ardhja masive e të burgosurve nga e gjithë Evropa. Nga viti 1942 deri në vitin 1944, makina naziste e vdekjes e shumëfishoi këtë kamp përqëndrimi në 40 filiale, afër fonderive, minierave dhe fabrikave ku shfrytëzoheshin të burgosurit.
Numri i saktë i personave të vrarë në Aushvic nuk është llogaritur kurrë me siguri, por vlerësime të besueshme flasin për mbi 1 milion e gjysëm viktima. Në dokumentat e kampit u regjistruan vetëm 400 mijë të burgosur, 96% e të cilëve humbën jetën.







All the contents on this site are copyrighted ©.