2009-01-26 18:36:00

Sinodi i ipeshvijve për Afrikën: intervistë me imzot Eteroviç


(26.01.2009 RV)Dy ditë më parë përfundoi në Romë takimi i 18-të i Këshillit të posaçëm të Sekretarisë së përgjithshme të Sinodit të ipeshkvijve per Afrikën, që do të mbahet nga 4 deri më 25 tetor 2009 në Vatikan. Për punimet e Këshillit gjatë viteve të fundit flet, në mikrofonin e Radio Vatikanit, kryeipeshkvi Nikola Eteroviç, sekretar i përgjithshëm i Sinodit të ipeshkvijve:
 Përgjigje: - Prej ndonjë viti ky Këshill i posaçëm për Afrikën ka për qëllim të përgatisë Asamblenë e posaçme të Sinodit të ipeshkvijve për Kontinentin e, siç dihet, Ati i Shenjtë, gjatë vizitës së tij në Kamerun, në marsin e ardhshëm, do t’i paraqesë kryetarëve të Konferencave ipeshkvnore të Kontinentit afrikan ‘Instrumentum laboris’ apo vijat orientuese për takimin e madh të Kishës në Afrikë. Pikërisht për ta përgatitur këtë ‘Instrumentum laboris’ të asamblesë së ardhshme sinodale, u mblodh këto ditë në Romë Këshilli i posaçëm për Afrikën. E tani jemi duke e përfunduar punën për hartimin e këtij dokumenti.







All the contents on this site are copyrighted ©.