2009-01-25 13:08:16

Mision i nuncit apostolik, imzot Frankos, në Gazë, për të çuar solidaritetin e Papës.


(25.01.2009 RV)RealAudioMP3 Në Gazë situata vijon të jetë tejet e vështirë. Duhen qindra mijëra dollarë për t’u bërë ballë nevojave të palestinezëve në vend. Këtë e pohoi koordinatori humanitar i OKB-së, Holmes, që theksoi se shkatërrimet janë të papërfytyrueshme. Edhe agjensia e OKB-së për refugjatët palestinezë, konfirmoi se sulmi izraelit, më shumë se bazat e terroristëve, ka shkatërruar infrastrukturat dhe bazat industriale. Kështu situata në Rripin e Gazës është vërtetë e tmerrshme.
Pikërisht në këtë situatë, në sa Bashkimi Evropian dhe Egjipti punojnë për të zgjidhur përfundimisht krizën, Imzot Antonio Franko, përfaqësues diplomatik i Selisë së Shenjtë në Izrael e delegat apostolik në Jeruzalem, shkoi në Gazë për t’u dorëzuar personalisht banorëve ndihmën e Benediktit XVI. Vizitova qendrën e qytetit, ku pashë shumë shkatërrime – deklaroi prelati – po dëmet më të mëdha i vërejta në zonën periferike. U përcolla banorëve afërsinë, lutjen e solidaritetin e Papës, edhe përmes ndihmës së tij personale për lehtësimin e vuajtjeve që po pësojnë këto ditë. Solidariteti është themelor në këtë çast, sepse krijon frymën e paqes e të pajtimit, të domosdoshme për t’i dhënë fund një herë e mirë martirizimit të popullisë së kësaj zone.
Vijon, pra, puna për të zevendësuar krismën e armëve me fjalën e pajtimit, të paqes e të solidaritetit. Fundi i operacioneve ushtarake i lë tani vendin ndihmës humanitare që i duhet dhënë popullsisë civile, të vënë në provë të rëndë. Megjithë përpjekjet e gjithanshme, siç na shpjegon atë David Jager i Rojtarisë françeskane të Tokës Shenjte, duhet bërë shumë më tepër.







All the contents on this site are copyrighted ©.