2009-01-25 13:07:54

Ipeshkvijtë irakianë flasin për dramën e bashkësive të tyre të krishtera dhe bëjnë thirrje për ndihmë.


(25.01.2009 RV)RealAudioMP3 Thirrja e ipeshkvijve irakianë vjen nga Vatikani, ku të enjten e kaluar u pritën nga Ati i Shenjtë në vizitë ‘ad Limina’.
“Bota të mos e harrojë dramën e të krishterëve në Irak, të mos i mbyllë sytë përballë shpresave e vuajtjeve të bashkësisë së vogël të krishterë në këtë zonë të botës, ku zu fill feja e krishterë, bashkësi që po paguan haraçin e padurueshëm të luftës.
Para vitit 2003, vit i ndërhyrjes anglo-amerikane – pohojnë ipeshkvijtë - në vend numroheshin 800 mijë të krishterë. Pastaj mërgimi i detyruar, i nxitur nga kushtet e vështira të jetës e nga dhuna antikristiane, e përgjysmoi numrin. E të krishterët e vendeve të Gjirit kanë gjithnjë më shumë frikë se bota e ka harruar këtë tragjedi!







All the contents on this site are copyrighted ©.