2009-01-23 18:22:24

Benedikti XVI priti presidentin e ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë


(23.01.2009 RV)RealAudioMP3 Sot paradite Benedikti XVI priti në audiencë presidentin e ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë, Branko Crvenkovski, i cili më pas u takua edhe me sekretarin e Shtetit të Vatikanit, kardinalin Tarçizio Bertone dhe me sekretarin për marrëdhëniet me shtetet, kryeipeshkvin Dominik Mambertì.
“Presidenti – shkruhet në një komunikatë të Sallës së Shtypit të Vatikanit - shprehu mirënjohjen për vëmendjen që tregoi Selia e Shenjtë ndaj vendit të tij, që nga çasti kur fitoi pavarësinë. Nënvizoi, më pas, marrëdhëniet e mira që ekzistojnë ndërmjet dy palëve, gjë që e vërteton edhe vizita e përvitshme e një delegacioni zyrtar maqedon në Romë, me rastin e festës së Shenjtorëve Qirili e Metodi, ungjillëzues të popujve sllavë. Gjatë takimit u sintetizua edhe situata në zonë e u shkëmbyen mendime lidhur me disa çështje që u përkasin të dyja palëve.
Takim me interes për të gjitha vendet ballkanike, posaçërisht për banorët e trevave shqiptare, gjatë të cilit u kujtua edhe se së shpejti do të bekohet shtëpia-muze e rindërtuar, ku banonte familja Bojaxhiu e ku lindi Nënë Tereza, e Lumja e parë shqiptare.







All the contents on this site are copyrighted ©.