2009-01-21 18:09:36

Ngushëllimet e Papës për vdekjen e kardinalit Stefanos Gatas, Patrik nderi i Aleksandrisë së Koptëve.


(21.01.2009 RV)Dje, në Kairo, ndërroi jetë Patriku i nderit i Aleksandrisë së Koptëve, Stefanos Gatas, në moshën 89 vjeçare.
Në një telegram drejtuar Patrikut të Aleksandrisë së Koptëve, Fortlumturisë së Tij, Antonio Naguib, Papa shpreh ngushëllimet, duke e vlerësuar të Ndjerin si shërbëtor të zellshëm të Kishës, që ia kushtoi gjithë jetën popullit të Zotit, me frymën e dialogut e të bashkëjetësës paqësore. Me vdekjen e kardinalit Gatas, Kolegji Kardinalor përbëhet nga 188 kardinaj, nga të cilët, 116 me të drejtë zgjedhore.







All the contents on this site are copyrighted ©.