2009-01-21 18:09:48

Kardinali Lozano Barragan: bota të mos i harrojë të sëmurët nga gërbula.


(21.01.2009 RV)Sot, në një mesazh për Ditën botërore kushtuar njerëzve të prekur nga sëmundja e Hansenit, kardinali Barragan, kryetar i Këshillit Papnor për baritorinë e shëndetit, bëri thirrje për të mos i harruar të gërbulurit.
Kjo ditë – nënvizoi - është takim i madh solidariteti, që vë në qendër të vëmendjes të opinionit publik ndërkombëtar, një sëmundje me të cilën pak e aspak merren mjetet e komunikimit, në sa prek akoma më se 250 mijë njerëz në botë, ndërmjet të cilëve, 40 mijë fëmijë. Në mesazh dënohet frika pa themel nga rreziku i ngjitjes së sëmundjes, që peshon rëndë mbi të gërbulurit, të cilët përjashtohen nga radhët e shoqërisë. Ndërsa kërkohet thellimi i sjelljes vëllazërore e solidare ndaj tyre!







All the contents on this site are copyrighted ©.