2009-01-21 18:10:00

Bomba lotsjellëse kundër nunciaturës apostolike të Karakasit.


(22.01.2009 RV)Çaste tensioni sot në nunciaturën apostolike të Karakasit, në Venezuelë. Disa bomba u hodhën kundër selisë diplomatike, fatmirësisht pa shkaktuar asnjë dëm. Gjest vandal, që u krye nga një grup filoqeveritar, në një vend ku atmosfera e dhunës po bëhet gjithnjë më shqetësuese. Para nunciaturës u hodhën edhe trakte, që e akuzojnë Kishën si tradhtare të luftërave të vërteta të popullit venezuelan. Duhet kujtuar se klima politike në vendin jugamerikan është e nderë, posaçërisht për shkak të referendumit të 15 shkurtit, që duhet të pranojë ose të refuzojë rizgjedhjen pa kufizime kohore, të presidentit Hugo Çavez.







All the contents on this site are copyrighted ©.