2009-01-20 17:09:35

Papa Benedikti XVI: Familja ka të drejtë që t’i njihet identiteti i saj.


(20.01.2009 RV)RealAudioMP3 Po si u prit ky mesazh i Atit të Shenjtë në Takimin Botëror të Meksikos? Le të ndjekim reflektimin e Alberto Frizo-s, aktivist i shoqatës “Familjet e reja”:

Përgjigje: U dëgjua shumë këtu me një jehonë të veçantë, mbasi gjendemi në Meksikë, në një komb, ku Kisha ka hasur në vështirësi për vite me radhë, por që tani duket se po zgjidhen, me rritjen kulturore dhe shoqërore, prandaj edhe autoritetet e pranuan me kënaqësi këtë takim. Mund të them, pra, se ka nisur një dialog që do të shtrihet në të gjithë botën, sepse deri tani familja nuk është ndihmuar ngaqë nuk ka qenë e njohur si e tillë.

Pyetje: Takimi i ardhshëm botëror i familjeve do të zhvillohet në Milano. “Familja, puna dhe festa”. Kjo është tema.
 
Përgjigje: Do të merremi me një temë përnjimend konkrete, aktuale, mbi të gjitha në botën tonë perëndimore, në të cilën ka një çarje të thellë në mes të detyrave dhe funksioneve natyrale të familjes. Pra, po vihet në dukje sesi puna është në funksion të familjes dhe familja duhet të ketë kohë që t’i drejtohet Zotit me lutje, duhet të ketë kohë të shenjtërojë ditët e festës, dhe duke shenjtëruar festën të gjejë gëzimin e festës, të festës së natyrshme, ashtu siç ndodhi këtu në Qytetin e Meksikos.







All the contents on this site are copyrighted ©.