2009-01-20 19:32:55

Një avokat dhe një gazetare vriten me atentat në Moskë.


(20.01.2009 RV)Një tjetër atentat mafioz në Moskë. Avokati Stanislav Markelov dhe gazetarja Anastazia Baburova u vranë dje nga disa atentatorë. Markelov njihet si jurist, i cili ka luftuar gjithmonë për respektimin e të drejtave njerëzore në vend e në veçanti në Çeçeni. Ndërsa Baburova punonte si gazetare për organin “Novaja Gazeta”. Aktualisht Markelov ishte avokati mbrojtës i familjes së Keda Kungajevës, një vajzë çeçene zhdukur pa lënë gjurmë. Për vrasjen e saj gjykata kishte dënuar me burgim kolonelin Juri Budanov, i cili është liruar vetëm para pak ditësh.







All the contents on this site are copyrighted ©.