2009-01-20 19:29:34

Familja dhe sfidat e saj në qendër të videomesazhit të Papës në Takimin Botëror të Familjeve


(20.01.2009 RV)RealAudioMP3 “Familja është themeli i domosdoshëm i shoqërive dhe i popujve”, “një shkollë e vërtetë humaniteti dhe vlerash të përhershme”. Kështu tha të dielën Papa Benedikti XVI, në lidhje video, në përfundim të Takimit VI Botëror të familjeve në Qytetin e Meksikos, i cili përfundoi me Meshën e Shenjtë, të kremtuar nga Legati Papnor, kardinali Tarçizio Bertone. Papa lajmëroi se takimi i ardhshëm do të mbahet në vitin 2012 në Milano, me temën “Familja, puna dhe festa”.
Ati i Shenjtë kujtoi se përgjigjja e krishterë për sfidat, që duhet të përballojë familja në botën e sotme është forcimi i besimit në Zotin, një forcë që vjen nga feja, e ushqyer nga dëgjimi i Fjalës së Zotit:
“La familia es un fundamento indispensable para la sociedad y los pueblos….”
”Familja është themel i domosdoshëm për shoqërinë dhe popujt dhe një pasuri e pazëvendësueshme për fëmijët – pohoi Benedikti XVI – të denjë për të lindur si fryt dashurie, si dhuratë e plotë e bujare e prindërve. Një shkollë e vërtetë humaniteti e vlerash të përhershme, themeluar mbi martesën e pandashme ndërmjet një burri e një gruaje, ambienti ku personi mund të lindë me dinjitet e të rritet në mënyrë të gjithanshme”.
“Esta labor educativa se ve dificultada por un engañoso concepto de libertad…”
Një përpjekje edukative, vazhdoi Ati i Shenjtë, që pengohet nga një koncept i gabuar i lirisë, ku impulset ekzaltohen deri në atë shkallë, saqë e bëjnë njeriun peng të vetvetes. “Liria e vërtetë e njeriut – nënvizoi Papa Racinger – vjen ngaqë është krijuar si shëmbëlltyrë e në ngjarshmëri me Zotin”. E në vatrën familjare mëson si të jetojë e si të dallojë vlerat e vërteta.
“Hoy más que nunca se necesita el testimonio y el compromiso público de todos los bautizados…”
“Sot më shumë se kurrë kemi nevojë për dëshminë dhe impenjimin publik të të gjithë të pagëzuarve – këshilloi Papa – për të ripohuar dinjitetin dhe vlerën e vetme e të pazëvendësueshme të familjes”. Prandaj, Benedikti XVI i ftoi institucionet që ta mbështesin familjen edhe nga pikëpamja legjislative. Para se të shpallte takimin e ardhshëm të familjeve në Milano, Ati i Shenjtë siguroi afërsinë e tij shpirtërore me të gjitha familjet e mëdha në numër, me ato që vuajnë nga varfëria, sëmundjet, nga problemet e emigracionit, por sidomos me ato që persekutohen për shkak të fesë.
“Y muy especialmente en las familias cristianas que son perseguidas a causa de su fe...”








All the contents on this site are copyrighted ©.