2009-01-19 18:28:18

Viti i Shën Palit: vendi ku qe burgosur Apostulli i Popujve


(19.01.2009 RV)RealAudioMP3 Në Vitin kushtuar Shën Palit, të shumta janë vendet e kultit drejt të cilave njerëzit shtegtojnë për të nderuar Apostullin e Popujve. Që nga qershori i kaluar, në Bazilikën e Shën Palit në Romë shkojnë për vizitë, mesatarisht 5 mijë vetë në ditë. Ndër vendet interesante për t’u vizituar është pa dyshim kripta e Shën Marisë in via Lata në rrugën del Corso, që tradita e njeh si shtëpinë e Palit të Tarsit gjatë dy viteve të burgut. Cilat janë burimet që konfirmojnë praninë e shtëpisë së Shën Palit në këtë vend? Të dëgjojmë don Franko Amatorin, rektor i kishës:
Është një traditë që dokumentohet nga letra e një murgu në vitin 1513 dhe nga letra e një murgu tjetër në vitin 1517, ku thuhet se kjo ishte shtëpia e Shën Lukës, ku do të kalonte më pas edhe Shën Pjetri e më në fund do të bëhej edhe shtëpia e burgimit të Shën Palit, në arrest shtëpiak mund të themi, me një ushtar si roje për dy vjet.
Cilat janë elementet që dëshmojnë praninë e Shën Palit në këtë vend?
Një pllakë mermeri që kujton përshëndetjen e Shën Palit drejtuar Kolosianëve: “Mos i harroni prangat e mia”. Pastaj, ka një kolonë të lashtë ku është shkruar ajo që Shën Pali thotë në Letrën e dytë drejtuar Timoteut: “Unë vuaj deri edhe në pranga sikur të isha keqbërës, por Fjala e Hyjit nuk është në pranga”. Gjithashtu, ka edhe ç’mbetet nga disa afreske. Zoja me fëmijën, me Shën Pjetrin e Shën Palin janë sigurisht skemë e një pikture të lashtë, të restauruar, por me një restaurim të rëndë, që e ka mbuluar pikturën, në kohën e Pjetrit nga Krotona, rreth mesit të 1600-ës. Këto janë konfirmimet jo të drejtpërdrejta, që ky mund të jetë vendi ku është ruajtur kujtimi i burgimit, i shtëpisë së Shën Palit Apostull.







All the contents on this site are copyrighted ©.