2009-01-18 13:47:21

Papa në Engjëllin e Tënzot: të ndalohet tragjedia në Rripin e Gazës!


(18.01.2009 RV)Sot, në lutjen e Engjëllit të Tënzot, kremtuar si zakonisht në Sheshin e Shën Pjetrit, Papa ngriti rishtas me forcë zërin, duke bërë thirrje ‘t’i jepet fund dhunës së pashembullt, që vijon të mbjellë vdekje e shkatërrime në Rripin e Gazës.” Benedikti XVI i inkurajoi të gjithë ata, që po përpiqen t’i japin fund kësaj tragjedie në Tokën Shenjte, duke uruar një proces të ri e guximtar për vendosjen e paqes në zonë. Në Ditën botërore të emigrantit e të refugjatit, Papa tërhoqi vëmendjen e opinionit publik mbi qindra-mijëra emigrantët, që shpesh herë jetojnë në kushte dramatike. E akoma, kujtoi fillimin e Javës së lutjes për bashkimin e të krishterëve, duke i nxitur besimtarët t’i shpejtojnë hapat në rrugën e ekumenizmit.







All the contents on this site are copyrighted ©.