2009-01-16 18:12:31

U vra në Kenia, Atë Gjuzepe Bertaina, misionar i Zojës Ngushëlluese


(16.01.2008 RV)“Një fakt i pashpjegueshëm; lutemi për shpirtin e tij e edhe për vrasësit”- kështu u përgjigjen pyetjeve mbi këtë vrasje të re në frontin e misionit të Kishës katolike, sivëllezërit e Atë Gjuzepes, misionar i Zojës Ngushëlluese, vrarë sot paradite pranë Institutit të Filozofisë të misionarëve në Langata, në rrethinat e Nairobit. Atë Bertaina, 82 vjeç, lindi në Kuneo dhe u shugurua meshtar në vitin 1951. Punonte prej vitesh në Afrikë si mësues e kohët e fundit kryente detyrën e administratorit të Institutit të Filozofisë të misionarëve të Zojës Ngushëlluese.







All the contents on this site are copyrighted ©.