2009-01-16 18:12:18

Ndikimet e globalizimit mbi institutin familjar, në qendër të Takimit botëror të familjeve në Qytetin e Meksikos


(16.01.2009 RV)Mbyllet sot në Qytetin e Meksikos Kongresi teologjiko-baritor, me të cilin u hap Takimi botëror i familjeve. Gjatë kongresit u analizuan tema nga më të ndryshmet, që kanë të bëjnë me misionin edukues të familjes e u vu theksi mbi sfidat e saj, përballë realitetit bashkëkohor. Në mënyrë të posaçme u shqyrtuan me hollësi ndikimet e globalizimit mbi institutin familjar. Tani - dy takimet kulmore: kremtimi i së shtunës pasdite, kur mijëra e mijëra besimtarë do të mblidhen në Shenjtëroren e Zojës së Guadalupes për të thënë së bashku Rruzaren Shenjte dhe kremtimi eukaristik i së dielës, kryesuar nga sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Tarçizio Bertone, i dërguar i Benediktit XVI. Priten e më se një milion pjesëmarrës.







All the contents on this site are copyrighted ©.