(16.01.2009 RV)“Lë pas një Amerikë më të sigurtë e një botë më të lirë se ajo
që gjeta”- me këto fjalë presidenti Xhorxh W. Bush i përshëndeti SHBA, në fjalimin
e lamtumirës drejtuar mbarë kombit, pak ditë para se presidenti i ri Obama të hyjë
në Shtëpinë e Bardhë. Duke i folur popullit të vet, Bush nuk e mohoi se ka bërë edhe
gabime.