2009-01-16 17:45:05

Benedikti XVI ipeshkvijve të Iranit: dialogoni me Islamin, për ta kryer sa më mirë misionin tuaj brenda vendit.


(16.01.2009 RV)RealAudioMP3 Dialog në të gjitha fushat me popullsinë e me autoritetet e Iranit, për ta mundësuar bashkësinë e vogël katolike, që jeton e punon në vendin islamik, të jetë edhe sot, ashtu si dje – tharm për gjithë kombin. Këtë porosi u dha sot Papa ipeshkvijve iranianë, të cilët nesër përfundojnë vizitën e tyre ‘ad Limina’.
Bashkësi të vogla, me pak besimtarë, me meshtarë e rregulltarë, të cilët detyrohen shpesh të lëvizin nga një vend në tjetrin, për të gjallëruar jetën fetare. Kjo është gjendja e sotme e Kishës iraniane, e Benedikti XVI e njeh thellësisht, prandaj e vlerësoi shumë misionin që kryen Kisha në këtë front të vështirë të krishterimit.

“Pour déplaser cette difficulté...
Për t’i kapërcyer këto vështirësi – shpjegoi Ati i Shenjtë - mendohet të ngrihet një Komision dypalësh me autoritetet e vendit, për të krijuar marrëdhënie mirëkuptimi reciprok ndërmjet Iranit e Kishës katolike”.

 
ùDialogu me autoritetet e Iranit e me popullsinë myslimane – rreth 70 milionë vetë - ishte në bazë të gjithë reflektimit të Papës:

"Il leur faut développer d'harmonieuses relations...
Duhen zhvilluar marrëdhënie të harmonishme me institucionet publike, në mënyrë që të krijohen mundësitë për ta realizuar sa më mirë misionin kishtar në frymën e respektit reciprok e për të mirën e të gjithëve”.

 
Benedikti XVI e përfundoi reflektimin, duke analizuar një aspekt të posaçëm të shoqërisë iraniane, që meriton vëmendje të veçantë baritore. Nganjëherë – vërejti -të krishterët e bashkësiave tuaja i kërkojnë jashtë vendlindjes mundësitë më të favorshme për jetën e tyre profesionale e për shkollimin e bijëve të tyre. Kjo kërkon nga ju, si barinj të grigjës, t’i inkurajoni të mos largohen nga Irani, të mbeten të lidhur ngushtë me familjet e tyre, që kanë zgjedhur një fat tjetër. Kështu do të jenë në gjendje ta ruajnë identitetin e fenë e tyre stërgjyshore.







All the contents on this site are copyrighted ©.