2009-01-16 18:13:20

541-vjetori i vdekjes së Gjergj Kastriotit “Skenderbeut” në Romë


(16.01.2009 RV)Me rastin e 541- vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit, figurë e shquar historike, simbol i identitetetit dhe i krenarisë mbarëkombëtare - kështu shkruhet në ftesën që Ambasada e Republikës së Shqipërisë u drejtoi të gjithë mërgimtarëve shqiptarë dhe miqve të tyre –nesër, më 17 janar, do të mbahet një tubim përkujtimor, organizuar për nder të Heroit Kombëtar të shqiptarëve.
Manifestimi do të fillojë në orën 11.00 në Sheshin Albania të Romës, pranë shtatores së Gjergj Kastriotit. Të pranishëm, Ambasadori i Republikës së Shqipërisë pranë Republikës italiane, zoti Llesh Kola, përfaqësues të ambasadës shqiptare pranë Selisë së Shenjtë, të trupit diplomatik, personalitete të artit e të kulturës, miq e të ftuar.
Në tubim do të marrin pjesë të gjithë ata që dëshirojnë të ndalen një ças e t’i japin përgjigje pyetjes që vijon të bëhet edhe sot, herë me mllef të pakufishëm e herë me krenari të pakufishme, tek këmbët e Gjegj Kastriotit në bronz, mbi 541- vjet të historisë gjithnjë të trazuar të shqiptarëve.
Ishte i pranishëm edhe ministri këshilltar i kulturës pranë ambasadës, zoti Visar Zhiti, i cili është i ftuar sot në mikrofonin e kryredaktorit tonë, dom David Gjugjës: RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.