2009-01-15 17:27:01

Benedikti XVI mbledh Sinodin e Ipeshkvijve të Kishës Siro-Katolike


(15.01.2009 RV)RealAudioMP3 Benedikti XVI, në vijim të kujdesit për Kishën Siro-Katolike e në përkim me nenin 72 § 2 të Kodit të kanuneve të Kishave Lindore, më 17 deri më 23 janar do të mbledhë në Romë Sinodin e Ipeshkvijve të Kishës Siro-Katolike, për të zgjedhur patrikun e Antiokisë të Siro-Katolikëve. Sinodi do të fillojë me dy ditë kushtuar lutjes e reflektimit e do të kryesohet nga kardinali Leonardo Sandri, prefekt i Kongregatës për Kishat Lindore.







All the contents on this site are copyrighted ©.