2009-01-14 16:30:41

Ban Ki Mun denoncon përdorimin e tepruar të forcës në operacionet ushtarake izraeliane në Gaza.


(14.1.2009 RV) Para luftimeve të pandërprera në Gaza e raketave të hedhura sot nga Libani mbi Izraelin, Sekretari i përgjithshëm i OKB-së nga Egjipti u shpreh me fjalë të ashpra ndaj Izraelit, ndërsa numri i viktimave palestineze i është afruar 1000-shit. Ban Ki Mun gjenden në Kajro ku është takuar me ministrin e jashtëm dhe presidentin egjiptian Mubarak për tentuar gjetjen e një rrugëdalje nga kriza izraelito-palestineze.
Ban Ki-Mun kujtoi se Kombet e Bashkuara “ kanë deklaruar në mënyrë të qartë se palët në luftë duhet të pranojnë rezolutën e Këshillit të sigurimit, e këndej të ndalin armët menjëher. Ban Ki Mun uroj që nisma egjiptiane për zgjidhjen e krizës të sjell rezultate pozitive sa më parë të jetë e mundur.
Pas Kajros, në program të Sekretarit të përgjithshëm të OKB-së është vizita në Jordani, Izrael e Siri. Janë përjashtuar kontaktet e drejtpërdrejta të Ban Ki-Mun me Hamasin.
Në Gaza intensifikohen luftimet. Ushtarët izraelitë u përleshen sot në mëngjes me luftëtarët e Hamasit në qytetin e Gazës, si dhe bombarduan një enklavë në kufirin jugor me Egjiptin. Presidenti i autoritetit palestinez Mahmud Abas, tha se ofensiva e izraelit po bëhet gjithnjë e më e egër, ndërkaq numri i viktimave por rritet. Mediat izraelite njoftojnë se avionët e ushtrisë kanë qëlluar afro 35 tunele, që shërbenin për kontrabandën e armëve nga Hamasi. Luftimet në tokë kanë vazhduar pa ndërprerje. Ushtarët izraelitë hynë thellë në qytetin e Gazës dhe po zhvillojnë luftime të ashpra me luftëtarët e Hamasit.


Bin Laden bën thirrje të re për xhihad kundër Izraelit për të “shpëtuar Gazën”. Lideri i Al Kaidës, Osama bin Laden, thuhet se ka përhapur një mesazh në internet për t’i ftuar myslimanët në xhihad ose luftë të shenjtë në favor të popullsisë së Gazës. Kështu njofton televizoni araba ‘al-Zhazira’. Mesazhi, i përhapur në forumet kryesore islamike, titullohet: “Thirrje për Xhiad për të ndalur ofensivën e Izraelit në Gaza”. Bëhet fjalë për një dokument prej 22 minutash i cili është përhapur sot nga forumet kryesore xhihadistë në Internet.







All the contents on this site are copyrighted ©.