2009-01-13 16:11:39

Ende nuk zgjidhet çështja e furnizimit me gazin rus


(13.01.2009 RV.)“Gazi që duhej të vinte pandërprerë nga Rusia drejt Evropës ose është tepër i paktë ose mungon fare”, thuhet në komunikatën e Komisionit Evropian pas dërgimit të specialistëve në Ukrainë. “Evropa, - e cila po bën përpjekje për rritjen e volumit të gazit - ka nevojë urgjente për të”, deklaroi një zëdhënës i Bashkimit Evropian.
Nga ana tjetër Aleksandër Medvedev, president i Gazpromit rus akuzoi SHBA-ës se po orkestrojnë krizën e gazit me Ukrainën. “Dje besonim se gazi rus ishte hapur për Evropën, por ai u bllokua përsëri nga Ukraina” tha në deklaratën për shtyp Medvedev. “Duket se ukrainasit po i hedhin këmbët sipas një daulleje që bie jashtë vendit” shtoi presidenti i Gazpromit, duke sqaruar se e kishte fjalën për një marrëveshje ndërmjet Ukrainës dhe SHBA-s. Ajo çka e vështirëson më tepër punën e specialistëve evropianë në Rusi dhe Ukrainë është se deri tani nuk po lejohen të hyjnë në pultin e komandimit as të Gazpromit e as të Naftogazit. Manuel Barrozo, kryetar i Komisionit Evropian i protestoi sot energjikisht presidentit rus Vladimir Putin gjatë një telefonate mbi gjendjen e krijuar.







All the contents on this site are copyrighted ©.